Tiranë – Këngëtarja Rona Nishliu bëri provën e saj të parë në skenën e “Eurovizionit” në Baku të Azerbajxhanit, ku më pas ka dalë edhe në një konferencë për shtyp.
Nishliu interpretoi baladën e saj “Suus” e vetme në skenë pa pasur nevojën e efekteve apo një zëri të dytë. “Pas provës së parë do të jem gati për provën gjenerale para publikut dhe kjo është ajo që kam pritur prej shumë kohësh. Publiku të jep shumë energji dhe magjia që ai krijon është shumë e rëndësishme për mua”, është shprehur Nishliu për Eurovizion.tv.
“Suus” do të këndohet në shqip në natën e parë të Eurovizionit në 22 maj. E pyetur në konferencën për shtyp se, përse ajo zgjodhi që kënga të interpretohej në shqip, Rona tha se çdo Ky është suksesi më i madh i jetës sime”, është shprehur Rona Nishliu. Kjo e fundit është cilësuar në Baku si një këngëtare e gëzuar me një këngë të trishtuar.
Gjatë konferencës për shtyp, këngëtarja nga Kosova tha se kënga, teksti i së cilës është shkruar prej saj, është një eksperiencë personale. “Ka të bëjë me momentet e këqija që çdokush mund të ketë. Por, gjithmonë ka dritë në fund të tynelit. Kënga ime i dedikohet të gjithë atyre që po kalojnë një periudhë të keqe”, tha Rona Nishliu.
Kënga është regjistruar në studiot e Ocean Way Recording dhe Capitol Records në Los Anxheles,
ndërsa përpunimi i saj është bërë në studion muzikore Sterling, në Nju-Jork.
Ky është edicioni i 57-të i “Eurovizionit” që mbahet më 22 deri 26 maj në Baku të Azerbajxhanit. Në datat 22 dhe 24 maj hyjnë në konkurrim 37 këngë. Ndërsa finalja e madhe mbahet mbrëmjen e 26 majit. Këngëtarja nga Kosova do të performojë në natën e parë të festivalit, së bashku me shtetet si Rumania, Greqia, Rusia, Belgjika, Hungaria, etj. Më poshtë mund të ndiqni videon. watch?v=v9zIP4FA-1Y (LajmeShqip.com)
Friday, 18 May 2012 08:30