Lajme Shqip Saturday, 26 May 2012 18:00

Tiranë, 00:13 (27 maj) – Nga 26 vendet e ndryshme, me 146 vota, Shqipëria ka fituar vendin e pestë. Eurovizion 2013 do të mbahet në Suedi.

URIME SHQIPËRI! URIME RONA! URIME KOSOVE! URIME PËR TË GJITHË SHQIPTARËT!

URIME SUEDI! – Kënga fituese (SUEDIA) me Euphoria:

Kënga e Rona Nishliu (SHQIPËRIA) me Suus:

******************************

Baku- Njëzetegjashtë finalistë do të ngjiten në skenën e Bakusë – në mesin e tyre edhe përfaqësuesja e Shqipërisë, këngëtarja kosovare Rona Nishliu, si dhe përfaqësuesja e Maqedonisë, Kaliopi, pastaj të Bosnjë-Hercegovinës, Serbisë, Moldavisë, Ukrainës, Rusisë e të tjerë.

Qeveria autoritare në Azerbajxhan është munduar që për garën e këngës të prezantohet si vend modern dhe i begattë dhe ka shpenzuar miliona dollarë për renovime në kryeqytet.
Por, aktivistët, në anën tjetër, kanë organizuar një sërë protestash antiqeveritare për të tërhequr vëmendjen e komunitetit ndërkombëtar kundër shkeljeve të rënda të të drejtave të njeriut.

Grupet për të drejtat e njeriut, përfshirë dhe organizatën Amnesty International, vazhdimisht e radhisin poshtë Azerbajxhanin sa i përket respektimit të të drejtave civile. Ato citojnë kufizime në lirinë e shprehjes dhe të tubimit, arrestime për shkak të kundërshtimeve të qeverisë dhe tortura që ushtron policia. Xhon Dalluizën, zëvendësdrejtor për Evropën dhe Azinë Qendrore pranë organizatës Amnesty Interantional, thotë se shkeljet e rënda të të drejtave të njeriut kanë vazhduar deri në fillimin e Eurovizionit.

“Amnesty International, për kohë të gjatë, ka ngritur zërin për shkelje serioze të të drejtave humane në Azerbajxhan. Shtypja e lirisë së shprehjes, disidentëve, organizatave joqeveritare, gazetarëve kritikë dhe kujtdo që kritikon presidentin Ilham Alijev, ka vazhduar deri në garën e Eurovizionit”, thotë Dalluizën.

Qeveria ka hedhur poshtë akuzat për shkelje të tilla, duke thënë se grupet për të drejta duan të dëmtojnë imazhin e Azerbajxhanit. Gara vjetore e këngës zakonisht ndiqet nga një audiencë televizive prej më shumë se 100 milionë shikuesish në mbarë botën. (Lajmeshqip.com)