Tiranë -Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, i ftuar në një emision televiziv mohoi të bashkëpunonte me Presidentin Bamir Topi në rast se ai do të ketë një projekt politik.
“Bamir Topi është një president, i cili rezultoi në përfundim të mandatit të tij, si një figurë që mbajti distancë nga dyja palët”, tha Rama.
Rama theksoi se mund të kemi shumë vërejtje, por s’mund të mos themi që nuk ishte kukulla i kësaj qeverie të transformuar në regjim .
“Nëse ai ka një projekt politik, padyshim që është i djathtë e i takon të djathtës dhe ka të bëjë me fatet e të djathës. Nuk lidhet me vizionin apo programin e PS-së dhe aleancës së majtë”, deklaroi Rama.
Rama tha gjithashtu se, as në vitin 2013 nuk do të bashkëpunonte me Ilir Metën. “Nëse pushtet do të thotë të bashkëpunosh me çdo kusht me çdo hajdut është një pushtet që nuk iu duhet shqiptarëve, as mua”, tha Rama.
Duke i’u referuar vendimit të Gjykatës së Lartë, e cila shpalli në 16 janar të pafajshëm Ilir Metën për akuzën e korrupsionit aktiv të funksionarëve të lartë të shtetit, Rama u shpreh se “nuk besonte në drejtësinë dhe në vendimin e gjykatës së lartë”. (LajmeShqip.com)
Saturday, 21 January 2012 09:00