Lajme Shqip Saturday, 04 January 2014 18:37

Një gomone e nisur nga Shqipëria është kapur në brigjet e italianë me 360 kg marijuanë.

Gomoneja, 5 metra e gjatë drejtohej nga një 21-vjeçar nga Vlora.

Ka qenë vetë i riu shqiptar që i ka telefonuar policisë për ndihmë, kur ai ndodhej rreth 300 metra larg bregdetit në San Cataldo.

21-vjeçari tërësisht i lagur dhe në gjendje hipotermike, ka kërkuar ndihmë dhe është dërguar për ekzaminim në spital.

Por ndërsa shqiptar pa dokumente identifikimi po dërgohej në spital, policia ka zbuluar 32 çanta me marijuanë në bordin e gomones.

Operacioni

Një anije e Guardi di Finanza-s së Barit identifikoi dhe kapi gomonen me marijuanë pas njoftimit të karabinierëve. Policia e Leçe-s kishte marrë një thirrje për ndihmë nga gomoneje në mesnatë.

Policia e Otranto-s identifikoi afër bregdetit një të huaj me rroba të lagura dhe në kushte hipotermike (me temperaturë të ulët të trupit). Aksionit iu bashkua patrullat e Guardi di Finanza-s së Bari-t dhe forcat ajrore të Taranto-s./Shekulli/

 

video: http://www.youtube.com/watch?v=49cljyIsqEM