Bergamo – “Ai ishte një punonjës i përpiktë dhe i kujdesshëm. Një djalë i artë.” Bëhet fjalë për 27-vjeçarin Behxhet Bushi, 27-vjeçarin që u qëlluar për vdekje të premten në Bolgare. Shqiptari punonte në një fabrikë të përpunimit të plastikës ndërsa në 14 vite qëndrim në Itali ai ka bërë punë nga më të ndryshme.
Punëdhënësi i tij, Antonoi Castor thotë se për të Bushi ishte si një vëlla. 51-vjeçari shprehet se e ka mësuar nga gazetat lajmin dhe ende e ka të vështirë të besojë se bëhet fjalë për djalin që ai kishte punësuar. “Lexova në gazetë për të shtënat. Kur pashë emrin menjëherë më shkoi mendja tek Xhimi, siç të gjithë i thërrisnin atij.”
“Ai punonte për mua prej pesë apo gjashtë vitesh. Kam dy kompani ku punojmë me plastikën. Castor e përshkruan atë si të përpiktë dhe korrekt. “Ai kur nuk më ka kërkuar para. Kemi shkuar gjithmonë mirë. Hera e fundit që pashë Xhimin ishte disa javë më parë. Për mua ishte si një vëlla, një njeri i madh.”
Të njëjtin mendim ka edhe Pietro Mapelli, 62 vjeç, që gjithashtu punonte në një fabrikë me 27-vjeçarin shqiptar. “Ka qenë në varësinë time për shumë vite – deri në vitin 2012. Ka qenë gjithnjë krah meje. Për të është e pamundur që të mos flasësh mirë. Nuk kam pasur kurrë probleme gjatë punës.”
“Më telefonoi një mik dhe më tregoi çfarë kishte ndodhur. Nuk më besohet, është e pamundur”, shprehet Mapelli. 62-vjeçari e kishte takuar një ditë para ngjarjes Bushin. “Ai ishte i qetë gjithnjë. E trajtoja gjithnjë si ta kisha djalin tim.”
Ngjarja
Behxhet Bushi u vrarë nga policia italiane në Bolgare në rrugën e Paloscana, pasi nuk i ka ndaluar postbllokut të policisë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:30 të së premtes. Dy persona të tjerë që ndodheshin me të, janë larguar me vrap dhe ende nuk janë kapur nga forcat e policisë. Mediet italiane, raportojnë se 27-vjeçari ka goditur me makinë edhe një polic.
“Një prej karabinierëve që ndodhej në postbllok ka bërë shenjë për të ndaluar makinë, por shqiptari në vend që të ndalonte ka shtuar shpejtësinë dhe ka përplasur në këmbë atë”, shkruan gazeta “L’Eco di Bergamo”. Karabinieri, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, ka qëlluar me një plumb duke i sjellë vdekjen e menjëhershme.
3 policë të dyshuar
Prokurori italian që po heton çështjen e vrasjes së shqiptarit, Giancarlo Mancusi ka bërë të ditur se 3 policët që ndodheshin në postbllok do të akuzohen për “vrasje nga pakujdesia dhe vetëmbrojtje të tepruar”. Ngjarja ka ndodhur pas një grabitje në një bar në Villango. Tashmë pritet autopsia e trupit të Bushit për të pasur të dhëna më të qarta për vrasjen e tij.
Autopsi , e cila është planifikuar për sot që do të vërtetojë nëse Bushi është qëlluar vërtet nga një plumb, siç u raportua nga policit në vendngjarje. Nga hetimet paraprake, Bushi është gjetur me qafë të thyer në makinë, dhe autopsia pritet të vërtetoi shkaktuan e vdekjes së tij./shekulli./
Thursday, 28 November 2013 15:20