Policia italiane ka arrestuar një shqiptar, të cilit iu sekuestrua rreth 7 kilogramë heroinë. Sasia e drogës i është gjetur në garazh 27-vjeçarit shqiptar në Venezia të Italisë. Mësohet se është arrestuara Alban Hysa, punëtor me letra të rregullta, por që bënte një jetë luksoze.
Sipas policisë, heroina ishte e pastër dhe kapte vlerën e 800 mijë eurove. Policia tha se, ka arritur tek 27-vjeçari Hysa duke hetuar një rrjet droge, të mirëorganizuar në Rivierë dhe në provincën e Padovës.
I riu, sipas policisë, duhet të konsiderohet si një nga personat kryesor të kësaj organizate që shpërndante heroinë. Droga e gjetur në gazash dhe stili i tij i jetës e tregojnë këtë gjë.
Veshje firmato, makina luksoze, pa shkuar asnjëherë në punë, por paratë vinin lehtësisht nga trafiku i drogës.
Në orët e para të mëngjesit policia kishte shkuar në banesën e tij dhe kishte pritur jashtë që të vinte. Pasi kishte mbërritur, ai kishte dalë pak më vonë dhe në këtë moment është arrestuar nga policia.
Gjatë kontrollit, në trup i kanë gjetur gjysmë kilogramë heroinë. Pastaj gjatë kontrollit në garazh kanë gjetur edhe pjesën të lëndës narkotike.
Policia ka bërë të ditur se, tani është duke hetuar për bashkëpunëtorët e shqiptarit të arrestuar si dhe rrjetin e trafikut.
Sunday, 06 April 2014 15:21