Prishtinë (PLOTËSUAR 16:02) – “Viu, viu, po të frynë… Veriu”, kanë qenë fjalët e Lëvizjes Vetëvendosje, të shkruara në një pankartë, ato që e kanë nervozuar ministrin Rexhepi, në debatin e organizuar sot në kolegjin ISPE, dhe që ka mjaftuar që policia, rojat e kolegjit dhe truprojat e ministrit të përdorin dhunë të shfrenuar ndaj tyre.
Gjithashtu, në fletushka të shpërndaranga aktivistë të Vetëvendosjes, thuhej se “Bajram Rexhepi është një frikacak, që nuk kujdeset për sigurinë e qytetarëve, por kujdeset vetëm për sigurinë e tij, duke angazhuar angazhuar truproja dhe duke u vozitur me xhipa”.
Po sipas Vetëvendosjes, “frikacaku Rexhepi, që nga vitit 2008, nuk ka qenë asnjëherë në Lagjen e Boshnjakëve, për t’u kujdesur për shqiptarët e pjesës veriore të Mitrovicës”. (LajmeShqip.com)
****************************
Prishtinë (15:07) – Aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje u ndaluan dhe ndaj tyre u përdor dhunë, derisa po mbahej konfe
renca me temë liberalizimin e vizave, në kolegjin ISPE, në Prishtinë.
Ata janë ndaluar dhe janë rrahur në mënyrë të vrazhdë nga policia, rojat e kolegjit dhe truprojat e ministrit të Brendshëm kosovar, Bajram Rexhepi.
Raportohet se deri më tani janë arrestuar 10 aktivistë të Vetëvendosjes, lidhur me këtë rast. (LajmeShqip.com)
Monday, 24 October 2011 15:07