Lajme Shqip Friday, 16 December 2011 14:00

Paris Jackson e ftuar në intervistë në studion e Ellen DeGeneres ka rrëfyer se fillimisht mendonte se vënia e maskës në publik ishte një ‘budallik’.

Babai i tyre Michael Jackson i mbulonte shpesh fytyrat e tyre, për të mbajtur Prince Michael 14-vjeç, Paris 13 dhe Prince Michael II 9-vjeçar (Blanket), të mbrojtur nga syri i paparacit. Ajo thekson se në fillim mendonte se maska ishte diçka e pakuptimtë, por duke u rritur filloi të kuptonte më shumë.

“Më vonë kuptova se ai vërtetë e bënte për të mirën tonë. Unë kam patur një fëmijëri shumë të qetë pavarësisht se të gjithë donin të më njihnin. Por falë mbrojtjes të babit tim unë kam patur shansin të jetoj një fëmijëri normale si gjithë fëmijët e tjerë. Kur kam filluar shkollën, askujt nuk i bëri përshtypje prania ime, pasi nuk më njihnin. Jam trajtuar njësoj si gjithë njerëzit e tjerë.”

Ndërsa tani, vajza e Michael Jackson po e kërkon vetë famën duke marrë pjesë si aktore në një film serial.

“Babai im ishte duke marrë pjesë në filmin e Moonwalker dhe unë u habita kur e pashë që po aktronte. Që prej asaj here më lindi dëshira të bëhesha si ai. Filluam të bënim bashkë improvizime. Na jepte skenare të vegjël  si për shembull të qanim, dhe unë filloja e qaja për skenën.” (LajmeShqip.com)