Lajme Shqip Wednesday, 12 October 2011 12:48

Procesi gjyqësore për vdekjen e Michael Jackson-it ka vazhduar edhe dje, më 11 tetor. Juria dje ka parë fotot e autopsisë së këngëtarit.

Patologu që ka bërë autopsinë e Jackson-it, Christopher Rogers, i ka deklaruar jurisë se këngëtari ishte i shëndetshëm dhe nuk kishte ndonjë sëmundje kardiake apo ndonjë anomali. Rogers, gjithashtu ka nënvizuar se në bazë të zbulimeve të tij “Conrad Murray që ka patur në kontroll dozën e Propofolit, mund t’i ketë dhënë aksidentalisht më shumë se ç’duhet”.

Doktori Murray është deklaruar i pafajshëm për vrasje të qëllimshme, por ai tani është nën proces gjyqësor për vrasje të paqëllimshme. Nëse ai gjykohet fajtor, do të përballet me 4 vjet heqje lirie dhe humbje të licencës mjekësore.

Momenti më shokues gjatë gjyqit, ka qenë ai kur u shfaq fotoja nudo e Jacksonit mbi barelën e spitalit, fotografi e shkrepur pak orë pas vdekjes së tij. (LajmeShqip.com)