Lajme Shqip Friday, 07 October 2011 11:17

Prishtinë – Burime të Portalit LajmeShqip.com bëjnë të ditur se sot ka ndodhur një takim ndërmejt përfaqësuesve të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) dhe përfaqësuesve të KFOR-it, të cilët kanë biseduar për problemin real të furnizimit me energji elektrike në vend.

KEK e ka përcjellë shqetësimin te përfaqësues të KFOR-it për ndërprerjen nga serbët e veriut të rrjedhës së ujit ftohës të Termoelektranave të Kosovës, që vjen nga Zveqani.

Përfaqësuesit e KEK-ut kanë kërkuar që KFOR-i të ndërhyrjë në zhbllokimin e rrjedhës së ujit, në mënyrë që të ketë rrjedhë të ujit në ftohjen e termoelektranave, në të kundërtën, ka thënë KEK-, në vend do të ketë kaos dhe havari në furnizimin me energji elektrike.

Ndërkohë, po sipas burimeve të portalit, dje KEK ka dhënë një arsye tjetër të kaosit të furnizimit me energji, duke thënë se kjo po ndodhë si pasojë e rrjedhës së kazanave në KEK.