Lajme Shqip Friday, 15 March 2013 17:05

Prishtinë – Komisioni Qeveritar për Ndërmarrjet Publike në takimin e sotëm ka kërkuar nga Bordi i Drejtorëve të KEK-ut të bëjë shkarkimin e drejtorit menaxhues të kësaj kompanie, Arben Gjukaj.

Kërkesa e këtij komisioni vjen pas protestave të vazhdueshme të qytetarëve për fryrje të faturave të energjisë të muajit janar, për të cilat janë konstatuar edhe lëshime nga KEK-u.

Bordi i KEK-ut pritet që në takimin e tij të parë të ekzekutojë kërkesën e Komisionit.

Edhe raportet e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë konstatojnë se rritja e faturave është edhe si pasojë e gabimeve të KEK-ut.(LajmeShqip.com)