Lajme Shqip Tuesday, 17 December 2013 12:35

(E plotësuar) – Qëndrimi i Holandës për të mbështetur Shqipërinë për statusin kandidat duket se është ende i “ashpër” edhe pse nuk ka marrë akoma një vendim përfundimtar. 

Ministri i Jashtëm, Frans Timermans, i pyetur nga gazetarët para zhvillimit të mbledhjes së ministrave të Jashtëm të BE-së, theksoi se ende nuk është vendosur asgjë në lidhje me pozicionin që do të mbajë Holanda për Shqipërinë.

Përveç Holandës, një tjetër vend që është spektik për dhënien e statusit është dhe Danimarka. Nick Haekkerup ka deklaruar se qëndrimi i tyre është i përafërt me atë të Holandës, dhe ka propozuar shtyerjen e dhënies së statusit për vendin tonë.

A do t’i thoni “PO” Shqipërisë sot?

Timermans: Akoma nuk kemi vendosur gjë. Do të flasim me kolegët tanë që të shohim se çfarë do të vendosë Këshilli Evropian.

Po për Serbinë?

Timermans: Edhe për këtë duhet të flasim me Këshillin, por jam shumë optimist.

Pra ju nuk prisni asnjë vendim për këta dy shtete sot?

Timermans: Nuk e di, mund t’i lihet Komisionit Evropian ky vendim, ose mund ta marrim sot vendimin, varet se çfarë do të thonë kolegët. 

Po për Serbinë dhe Malin e Zi?

Timermans: Le të shohim se çfarë do të thonë kolegët e mi për këtë. Do të përpiqem të gjej një kompromis për t’i dhënë mbështetjen më të mirë drejt BE-së.   

 

Qëndrimet e disa shteteve për statusin e Shqipërisë:

1- Nick Haekkerup – Minsitri i Danimarkës për Çështjet Evropiane 

 Qëndrimi i Danimarkës është se Shqipëria ka bërë progres, por ne kemi nevojë të shohim rezultate konkrete në një periudhë më të gjatë kohore, para se të vendosim për statusin e kandidatit. Ne i afrohemi qëndrimit të Holandës.

2- Carl Bildt – Ministri i Jashtëm i Suedisë

Shpresoj që të marrim një vendim pozitiv për Shqipërinë, për statusin e saj si kandidate në BE, por nuk jam i sigurt për këtë sepse ka disa rezervime nga disa shtete.

A keni folur me ministrin e Jashtëm të Holandës përreth bllokimit që po i bën Shqipërisë për statusin?

Jo, ende nuk kam folur me të, por natyrisht që do flas.

A shikoni një arsye për ta bllokuar Shqipërinë?

Statusi kandidat është diçka e papërcaktuar dhe e pa sqaruar mirë, është si një punë gjyqi. Dhe sipas meje ata i kanë bërë disa gjëra më mirë nga çfarë e prisnim, si për shembull zgjedhjet, lufta kundër korrupsionit, zgjedhja e qeverisë së re. Këta janë gjëra që duhen marrë parasysh. Kjo do të thotë që Shqipëria ka ende shumë punë për të bërë.

3- Karl Erjaveni – Ministër i Jashtëm i Sllovenisë 

Ne do e mbështesim kandidaturën e Shqipërisë, pasi vendi ka bërë progres, ndërkohë që do të mbështesim dhe fillimin e negociatave për Serbinë.

4- Alexandër Stubb – Ministri i Jashtëm i Finlandës

A do ta mbështesni kandidaturën e Shqipërisë sot?

Po, patjetër që do ta mbështesim kandidaturën e Shqipërinë, por ka ende pyetje të hapura rreth saj. Jam optimist se sot do të merret një vendim.

5- Jean Asselborn – Ministri i Jashtëm i Luksemburgut

A e mbështesni kandidaturën e Shqipërisë?

Po, natyrisht që e mbështesim dhe do të mundohemi t’i japim një zgjidhje deri në fund të javës kur mbyllet mbledhja e Këshillit.

6- Linas Antanas Linkebicius – Ministri i Jashtëm i Lituanisë

A prisni një vendim për Shqipërinë sot, apo pozicioni i Holandës është pothuaj i pamundur?

Ne do të shkëmbejmë pikëpamjet tona, do të shohim mundësinë e marrjes së një vendimi përreth zgjerimit të BE-së, kështu që në këtë vendim përfshihet edhe Shqipëria

 

 

 

Bild: Shqipëria ka bërë më shumë seç prisnim

 

Bruksel- Ministri i Jashtë i Danimarkës, Carl Bildt ka deklaruar pak para nisjes së mbledhjes së Këshillit të BE-se se, Shqipëria ka bërë hap më shumë seç priteshin dhe për këtë e meriton statusin kandidat.

“Shpresoj të marrim vendim pozitiv edhe për Shqipërinë. Nuk kam folur me ministri ne jashtëm të Holandës, por statusi nuk është një gjë përfundimtare, Shqipëria ka ende shumë reforma për të bërë. Nga ana tjetër ka bërë gjëra më shumë seç prisnim, si zgjedhjet. Shpresoj që çështja e Shqipërisë të zgjidhet zgjidhja”, u shpreh Bildt.

Ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të BE-së do ta marrin sot shumë vendime të rëndësishme për procesin e zgjerimit të BE-së. Ndërsa Shqipëria pret marrjen e statusit kandidat, Serbia dhe Maqedonia presin negociatat për anëtarësim në BE. Dritë jeshile për në BE pret edhe Bosnje Hercegovina, shkruan shekulli.

“Shpresoj që do të ecim përpara me procesin e zgjerimit të BE-së për Ballkanin Perëndimor, duke garantuar paqe dhe prosperitet. Por jam i shqetësuar për ngërçin e krijuar në Bosnje. Rrezikon të mbesë para të gjithë vendeve të tjera. Liderët e saj janë përgjegjës”, shprehet ministri i Jashtëm i Danimarkës.