Ministrat e Jashtëm të 28-të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian janë mbledhur sot në Luksemburg. Në mbledhjen dy ditore pritet të merret dhe joformalisht vendimi për statusin e Shqipërisë.
Nga prononcimi i ministrave të Jashtëm del se, vetëm Spanja ende nuk ka marrë vendim për këtë çështje edhe pse tha se mendimi është pozitiv. “Ende nuk kemi vendosur për Shqipërinë”, ka thënë ministri i Jashtëm i Spanjës, Jose Antonio Garcia Margallo.
Ndërsa ministri i Jashtëm i Lituanisë, Linas Linkevicius shprehet se e mbështet statusin kandidat për Shqipërinë. “Shpresoj për një vendim pozitiv për Shqipërinë”, tha Linkevicius.
Edhe pse Suedia ka shprehur vazhdimisht mbështetje për zgjerimin e BE-së dhe për integrimin e vendit tonë, Carl Bildt tha se vendimi do të merret nesër.
Monday, 23 June 2014 12:39