Gjatë shqyrtimit të çështjes “Gjika” në Gjykatën Penale të Tiranës, organi i akuzës ka paraqitur prova të reja për lejet e ndërtimit në Vlorë.
Sipas Prokurorisë, “tre firmat që kanë kryer ndërtimet më përpara, kanë firuar lejen e ndërtimit dhe më pas janë regjistruar në QKR”. Provat e paraqitura nga Prokuroria u pranuan nga Gjykata Penale e Tiranës.
“Bashkia dhe INUK-u nuk mori parasysh kallëzimet e mia. U detyrova dhe kallëzova në Prokurori”, – u shpreh dëshmitari Mezn Mezani.
Ndërsa kryebashkiaku i Vlorës, Shpëtim Gjika nuk ndodhej në gjykatë pasi ai ndodhej në aktivitetin e zhvilluar në Vlorë për prezantimin e prefektes së re.
Monday, 07 April 2014 12:16