Lajme Shqip Thursday, 07 March 2013 14:47

Prishtinë – Protestat kundër KEK-ut do të vazhdojnë. Kështu u shpreh njëri prej përkrahësve të kësaj proteste, Shpend Kursani nga instituti KIPRED.

“Ne i ftojmë qytetarët që të vazhdojmë me protesta. Po shihet se qytetarët kanë vullnet të vazhdojnë”, tha ai në Interaktiv.

Sipas tij, vjedhja e KEK-ut në mënyrë të ngadalshme është pasojë e privatizimit të kësaj ndërmarrjeje.

“Institutcionet kanë reaguar vetëm për shkak të paralajmërimeve të protestave dhe në atë kohë do të kishte vizita për shkak të raportit të progresit”, tha ai, transmeton indeksonline.

Ai ka thënë se protesta është orgazëm qytetar, jo partiak por është e mirëseardhur përkrahja e partive.
“Na duhet përkrahja e partive edhe e LDK-së, edhe e VV-së por edhe e PDK-së se edhe atyre po u shkojnë faturat e larta”, ka thënë.(LajmeShqip.com)