Lajme Shqip Thursday, 21 June 2012 15:47

Prishtinë – Rritja e çmimit të rrymës ka provokuar reagimin e shoqërisë civile, e cila kundërshton vendimin e ZRRE-së.

Nazim Haliti nga Konsorciumi Kosovar i Shoqërisë Civile për Zhvillim të Qëndrueshëm, thotë se vendimi është i pa-arsyeshëm:  “Ne reagojmë fuqishëm ndaj vendimit të fundit të ZRRE-së për shtrenjtimin e rrymës për 8.9%. Nuk ka asnjë bazë e arsye nga disa aspekte për shkak se janë humbjet teknike e komerciale të Kek-ut që arrijnë në 37% të cilat humbje arrijnë vlerën prej 77 milionë euro dhe Kek-u nuk duhet që këto humbje të veta të rrjetit dhe vjedhje të rrymës t’ia faturojë qytetarëve të cilët fatirojnë rregullisht rrymën.”

Konsorciumi vlerëson se rritja po bëhet për të krijuar favore investitorit privat, konsorciumit Limak – Calik, i cili e ka blerë Distribucionin dhe Furnizimin me një çmim të ulët, thotë më tej Haliti. Konsorciumi i Shoqërisë Civile vlerëson se nuk ka nevojë për ndërtim të TC të ri, sepse ka kosto të lartë, përderisa mund të evitohen humbjet e mëdha të energjisë elektrike, me të cilën do të evitohej nevoja për 600 mw të tjera të energjisë. (LajmeShqip.com)