Carla Bruni dhe Cecilia Attias (ish-gruaja e Nicolas Sarkozy) janë shfaqur në publik pothuajse mikesha. Dy damat e Francës janë takuar dhe duket se kanë deklaruar fundin e luftës ndërmjet tyre, të nisur që përpara katër vitesh.
Duket se shkaku i kësaj mrekullie ka qenë Giulia, vajza që Carla solli në jetë më 19 tetor. Attias është fotografuar përpara disa ditësh duke hyrë në pallatin Elize plot me dhurata për vogëlushen e sapo lindur.
Ndërsa, të dyja bashkë janë shfaqur në festën e Krishtlindjeve që Pallati Elize organizon çdo vit për fëmijët parisien.
Kjo ishte hera e parë për Karlën që dilte në një event publik që mbas lindjes së vajzës. (LajmeShqip.com)
Sunday, 18 December 2011 13:00 