Lajme Shqip Friday, 29 June 2012 16:00

Nuk do të ishte kthesa e rastit për shkak të kilogramëve të tepërt, por sipas revistës së përjavshme “Closer”, ish-zonja e parë e Francës, Carla Bruni u shfaq pak më e rëndë javët e fundit dhe mendohet se mund të jetë sërish shtatzënë.

“Carla Bruni, është në pritjen e ëmbël, në moshën 44-vjeçare, fëmija i saj i tretë. Një shtatzëni e re e detyron të jetë e kujdesshme,” shkruan revista. Dhe sipas saj ish-modelja është shumë e gëzuar.

Carla, ende e brishtë nga lindja e Julia në Tetor, ka marrë një pushim absolut. Më herët ajo në një intervistë tha: “Në planet e mia tani është vetëm dalja e albumit të ri në vjeshtë dhe angazhimi për fondacionin kundër analfabetizmit dhe luftën kundër AIDS-it”.

Për ish-çiftin e Elizesë është fëmija i dytë, pasi Bruni ka edhe një djalë, Aurelien 10 vjeç, nga një lidhje me filozofin francez Raphael Enthoven.