Las Vegas – Courtney Stodden, 17 vjeçarja që u martua me aktorin 51 vjeçar Doug Hutchison, ka pozuar në rërë në mënyrën provokative më të mundshme. Në këtë mënyrë ajo ka vërtetuar edhe njëherë se pavarësisht besimit të saj në fe, dëshiron që të jetë imazhi i Pamelës së re.
“Përderisa Zoti më ka falur këtë trup, unë nuk kam turp që ta ekspozoj dhe i jam mirënjohëse Atij për këtë gjë,“ ka thënë Courtney.
Me një bikini të bardhë mbi rërë ka treguar ‘pasuritë’ e saj perfekte, mbi të cilat nuk ekziston asnjë milimetër ndërhyrje kirurgjikale. Por 17 vjeçarja ka qënë në qëndër të thashethemeve që e akuzonin për bërjen e formave të saj, sidomos për gjoksin. Pavarësisht insistimit të saj se gjithçka është natyrale, ajo ka vendosur që të ekspozohet me këto foto për të treguar natyralitetin e trupit të saj.
Courtney dhe Doug kanë planifikuar që vitin e ardhshëm të organizojnë një reality-show për jetën e tyre, që jo vetëm të vërtetojnë lidhjen e tyre dashurore pavarësisht diferencës drastike të moshës, por të përgënjeshtrojnë të gjitha zërat mbi fallcitetin e trupit të saj.
Në fotografi ajo shfaqet edhe në momente joshëse bashkë me burrin e saj, aktorin e filmit “Green Mile”, Doug Hutchison. (LajmeShqip.com)









Tuesday, 04 October 2011 15:11