Los Angeles – Courtney Stodden që u bë lajmi kryesor kur u martua me aktorin e filmit “Lost”, yllin Doug Hutchinson, ka pushtuar sërish ekranet e edicioneve informative. Të martën, vajza 17 vjeçare është dëbuar nga rrjeti social Facebook për shkak të postimeve të saj me përmbajtje seksuale të papërshtatshme.
Kanë qenë vetë vizitorët e faqes së saj që i kanë raportuar fotot si ‘abuzuese’.
“Është xhelozia e femrave ndaj saj,” ka thënë mamaja e saj Krista Keller për E! News.
“Burrat e dashurojnë, ndërsa femrat e urrejnë. Femrat i kanë raportuar fotot e saj si abuzuese pasi është shumë e kollajshme për ta bërë këtë gjë, mjafton me një të shtypur butoni! Ato mendojnë që ajo është shumë seksi, kështu që të gjitha e raportojnë si abuzuese dhe çdo gjë merr fund me kaq.”
Gjithashtu , nëna e saj Keller ka shtuar e revoltuar, “Nuk ka asgjë në profilin e saj që nuk e gjen në Facebook! Ajo nuk ka pozuar asnjëherë lakuriq! Nuk ka nxjerrë as gjoksin jashtë dhe as një fije prapanicë! Fotot e saj janë thjeshtë: ajo në kostum banje!”.
Të dyja profilet e saj, ajo personalja si dhe ajo e fansave të saj zyrtar, u hoqën nga Facebook. Por ndërkohë Courtney Stodden vazhdonte të komunikonte me fansat e saj në profilin e saj në Twitter.
Megjithatë, historia e saj nuk përfundon me kaq. Vëmëndjen që media i ka kushtuar rastit të saj, ka bërë që një zëdhënës i Facebook-ut t’i kërkojë ndjesë Courtney Stodden, duke u shprehur se profili i saj ishte fshirë gabimisht. Ditën e djeshme, më 13 tetor, dy profilet e saj u kthyen në gjëndjen e mëparshme, si në përmbajtjen e fotografive, po ashtu edhe atë të fansave.
Courtney Stodden u martua me aktorin e filmit “Green Mile” Hutchinson, 34 vjet më të madh se ajo. Martesa e tyre bëri një bujë të madhe dhe aktori Doug Hutchinson është cituar si pervers, por ata kanë insistuar duke thënë se nuk kishin patur kontakte seksuale deri sa u martuan.
“Unë kam qenë e virgjër,” Courtney pati deklaruar për emisionin Good Morning America në korrik. “E dija që po ta ruaja, do të bekohesha me një dhuratë të bukur. Dhe Zoti ashtu bëri! Ai më bekoi mua me shpirtin tim binjak.” (LajmeShqip.com)
Friday, 14 October 2011 10:19 