Lajme Shqip Thursday, 13 October 2011 10:00

Aktori prezantohet me një spot fotografik ndryshe nga të tjerët.

Taylor Lautner ka pozuar për revistën prestigjioze “Vogue” në një stil mjaft sportiv dhe provokues.

Ndërkohë që është në pritje të promovimit të dy filmave të tij “Abduction” dhe “Breaking Down”, duket se Taylor nuk bën aspak pushim.

Një periudhë kjo, që e ka bërë aktorin të shumëkërkuar për t’u shfaqur në kopertinat e revistave prestigjioze, siç ishte revista GQ përpara disa ditësh.

Por kësaj here ai pozon në një mënyrë mjaft provokuese dhe tepër sportive, siç i shkon për shtat edhe vetë atij. (LajmeShqip.com)