Londër – Robert Pattinson është votuar për mashkullin më seksi në botë. Përzgjedhja e revistës britanike “Glamour” gjithmonë merret si kriter shumë serioz në renditjen e më seksipilëve dhe bëhet çdo vit, ndërsa Pattinson, këtë titull e merr për të katërtin vit radhazi.
Ylli i ‘Twilight’ në listën e 50 njerëzve më të bukur mposhti Tom Hiddlestonin, aktorin nga filmi “Thor” dhe Johnny Depp, i cili është në vendin e tretë.
Ndërsa ylli i filmit “Prometheu”, Michael Fassbender, ndodhet në vendin e katërt, aktori i “Sherlock”, Benedickt Cumberbatch, pason në pozitën pestë, ndërsa vitin e kaluar ishte pozicionuar në vendin e 33-të.
Top 10-ja përfundon me Robert Downey Jr, Taylor Lautner, Paul Wesley, James McAvoy dhe Henry Cavill.
Ndërsa në top 50-she janë përfshirë edhe David Tennant, Colin Firth, Matt Smith, David Beckham dhe Justin Bieber, i cili ka rënë dy vende, gjegjësisht gjendet në pozitën e 49-të.
Vlen të theksohet se mbi 40,000 njerëz votuan në sondazhin e revistës “Glamour”, “50 njerëzit më seksi të vitit 2012”. (LajmeShqip.com)
Top 10 meshkujt më seksi për vitin 2012 janë:
1. Robert Pattinson
2. Tom Hiddleston
3. Johnny Depp
4. Michael Fassbender
5. Benedict Cumberbatch
6. Robert Downey Jr
7. Taylor Lautner
8. Paul Wesley
9. James McAvoy
10. Henry Cavill.
Saturday, 06 October 2012 11:30