Oslo – Policia norvegjeze e ktheu Anders Brejvikun në ishullin Utaja, në vendin e ngjarjes që të kryejë rikonstruim të krimit prej pas tre javësh, kur ai në këtë vend ka vrarë 69 persona, kumtoi sot policia.
Në një nga fotografitë e rikonstruimit, që e transmeton gazeta ditore “VG”, Brjeviku është treguar në pozitë se si gjuan në dikë në ujë.
Policia norvegjeze konfirmoi se rikonstruimi i krimit është bërë dje, dhe se sot në brifing me gazetarët do të shpall më shumë hollësira për këtë.
Gazeta “VG” transmeton se Brejviku, i ndjekur nga roje të armatosur, i veshur në jelek mbrojtës dhe me zinxhirë rreth këmbëve, i ka dërguar hetuesit nëpër ishull gjatë rikonstruimit tetëorësh të ngjarjes.
Ishulli Utoja është mbyllur për vizitorët nga 22 korriku, kur Brejvku në të ka vrarë 69 persona, përkujtojnë agjencitë.
Sunday, 14 August 2011 16:56