Norvegji – “Norvegjia është në luftë, dhe në rrugën drejt Ballkanizimit”, ka deklaruar Tore Tvedt, themeluesi i Lëvizjes Neonaciste Vigrid në Norvegji. 
Ai ka shprehur shqetësime lidhur me procesin gjyqësor kundër terroristit norvegjez ultraracist Anders Breivik, i cili vitin e kaluar vrau 77 veta, shumica të mitur, pas aktivizimit të një bombe në afërsi të Qeverisë në Oslo dhe në masakrën e kryer në ishullin Utoeya.
Kjo Lëvizje dhe
një lëvizje tjetër “Stop Islamizimit të Norvegjisë” kanë shprehur shqetësime për islamizimin dhe ballkanizmin e shtetit të tyre, nga numri i madh i emigrantëve të huaj, që përmes ligjeve liberale po arrijnë të integrohen dhe zhvillohen si komunitete në shtetin e Norvegjisë. 
Por, drejtuesit e këtyre organizatave kanë theksuar se janë kundër masakrës së kryer nga Breivik, ndërsa ata kanë zgjedhur format e protestës për të shprehur revoltën e tyre për praninë e shtuar të emigrantëve të integruar të huaj. (LajmeShqip.com)
Wednesday, 06 June 2012 20:32