Beograd-(E plotësuar) Medie serbe njoftojnë se Lulzim Peci me të arritur në selinë e misionit të BE në Serbi gazetaraëve iu drejtua me “mirëdita” në serbisht, shqip dhe në anglisht e pastaj foli në gjuhën serbe
“Kjo është një ditë e rëndësishme për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi. Pres bashkëpunim të mirë e të hapur të institucioneve shtetërore serbe dhe unë jam këtu të jap ndihmesën time në normalzimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve”, ka thënë Peci, raporton koha.
Pas kësaj deklarate nuk u lejuan pyetje të gazetarëve.
Peci në Beograd: Presim bashkëpunim të mirë
Zyrtari ndërlidhës i Kosovës në Serbi, Lulzim Peci, ka thënë se pret “bashkëpunim të hapur dhe të mirë me institucionet shtetërore serbe”.
“Kjo është një ditë shumë e rëndësishme sa i përket normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi”, u ka thënë Peci gazetarëve para selisë së Delegacionit të Bashkimit Evropian në Beograd, ku edhe do të jetë zyra e tij.
“Jam këtu për të dhënë kontributin tim në normalizimin e marrëdhënieve në mes të dy vendeve tona”, ka thënë Peci, raporton Beta.
Prishtina dhe Beogradi kanë shkëmbyer sot zyrtarët për ndërlidhje. Këtë rol në Prishtinë mban Dejan Paviqeviq.
Monday, 17 June 2013 13:24