Oslo – Seanca e parë gjyqësore lidhur me sulmet në Norvegji, në të cilën mori pjesë edhe sulmuesi, Anders Bering Brejvik përfundoi. Ajo u mbajt pas dyerve të mbyllura.
Brejvik u dërgua në sallën e gjykatës me një konvoj automjetesh policore.
Në seancë u shqyrtua vazhdimi i paraburgimit hetues të sulmuesit të dyshuar. Prokuroria dhe policia kërkuan që Brejvik të mbahet në arrest në periudhë prej tetë javësh, me mundësi që ajo të vazhdohet.
Gjykatësja e cila është përgjegjëse për rastin, Kim Kimheger duhet ta kumtojë vendimin e vet.
Brejvik është akuzuar për sulmin me bombë në Osllo para ndërtesës në të cilën ndodhet zyra e kryeminstrit, si dhe për masakrën në tubimin e të rinjve në ishullin Utoja, ku u vranë 93 persona. Ai në gjykatë u dërgua përmes hapësirave të bodrumit.
Para gjykatës u tubuan një numër i amdh i qytetarëve, të cilët brohoritnin “tradhtar” dhe “vrasës”.
Policia theksoi se Brejvik është “fundamentalist i krishter”, i cili ka pasur kontakte me qarqet djathtiste.
Monday, 25 July 2011 16:04