(E plotësuar) Zyra e zëvendëskryeministrit Behgjet Pacolli ka mohuar se Myanmari e ka njohur pavarësinë e Kosovës.
Sic raporton Express, nga kjo zyrë është thënë se nuk ka kurrfarë njoftimi zyrtar për njohjen nga Myanmari.
Sot, të gjitha mediat online kanë raportuar për këtë njohje.
Myanmari njeh Kosovën
Ministria e Punëve të Jashtme të Unionit Myanmar (Birmani) përmes një note verbale ka njoftuar Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës se ka njohur Republikën e Kosovës si shtet sovran e të pavarur.Në notën e këtij vendi rikujtohet vizita e zëvendëskryeministrit të Kosovës në Myanmar në dhjetorin e vitit të kaluar, “i cili me bindje na prezantoi arsyet se pse Kosova duhet të jetë e pavarur e sovrane”, thuhet në notën, e cila nis me fjalinë “Ministria e Punëve të Jashtme e Unionit të Myanmarit ka nderin t;ju njoftojë se Qeveria e Republikës së Unionit të Myanmarit ka vendosur të njohë Republikën e Kosovës si shtetet sovran e të pavarur”, raporton Koha.
Myanmari ndodhet në Azinë juglinore dhe ka një popullsi prej 60 milionë banorësh dhe një sipërfaqe prej 676 mijë kilometrash katrorë.
Friday, 24 January 2014 11:20