Lajme Shqip Wednesday, 18 January 2012 18:52

Prishtinë- Qeveria e Kosovës ka anuluar vendimin për zgjedhjen e drejtorëve të klinikave në Kosovë, pasi është raportuar se ndër drejtorët e emëruar ishte edhe Lutfi Dervishi.

Një ditë më parë i gjithë opinioni publik në Kosovës u shokua me vendimin e ministrisë së shëndetësisë në Kosovë e cila njoftoi përmes një komunikate për mediat përzgjedhjen e drejtorëve të klinikave të QKUK-së dhe u rezultonte se një nga drejtorët e emëruar nga kjo ministri është Lutfi Dervishi, i cili aktualisht po gjykohet në rastin “Medicus” për krim të organizuar, trafikim ndërkombëtar të qenieve njerëzore dhe ushtrim të paligjshëm të veprimtarisë mjekësore.

Portali LajmeShqip.com, më herët kishte publikuar dosjet komplete dhe ekskluzive të rastit “Medicus”, në të cilën Lutfi Dervishi dhe djali i tij si dhe shumë të tjerë akuzohen për krim të organizuar, trafikim ndërkombëtar të qenieve njerëzore dhe ushtrim të paligjshëm të veprimtarisë.

Dy Ekskluzivet e mëhershme të publikuara nga Portali mund ti gjeni këtu: Ekskluzive, Dosja Medicus: Dr. Përbindëshat  dhe Ekskluzive (II): Medicus, dokumente të papublikuar (LajmeShqip.com)