Lajme Shqip Thursday, 01 December 2011 13:59

Prishtinë – Ish-Ministri Alush Gashi dëshmoi të mërkurën për Rastin “Medicus”. Gashi pranoi se Yusuf Sonmezit iu lejua përkohësisht ushtrimi i profesionit të urologut, përderisa klinika nuk kishte licencë. Por, tha se vendimi është marrë disa ditë para se ai të emërohej në krye të Ministrisë së Shëndetësisë.

Portali LajmeShqip.com e publikon ekskluzivisht pjesën e dytë të dosjes “Medicus”, në të cilën janë vendimet e ish-Ministrit Alush Gashi, Kryetarit të Bordit, Ilir Rrecajt si dhe dokumente tjera.

Më herët portali e pati publikuar ekskluzivisht Dosjen “Dr. Përbindëshat”, të cilën mund ta gjeni këtu.

Si ish-ministër i Shëndetësisë, Gashi tha se kjo klinikë nuk ka pasur licencë për urologji, por vetëm për kardiokirurgji. Gashi është pyetur nëse dikush nga klinika “Medicus” ka bërë kërkesë për licencë për të punuar në lëmin e urologjisë. “Pronarët kanë aplikuar për licencë dhe është licencuar për kardiokirurgji. Kanë aplikuar edhe për spital special të urologjisë, por për këtë nuk janë licencuar. Aplikimi nuk ka arritur në tavolinën time sepse komisioni për vlerësim nuk e ka përcjellë aplikimin në bord. Kjo nuk ka ndodhur”, tha Gashi. (LajmeShqip.com)