Lajme Shqip Tuesday, 18 October 2011 11:16

Hollywood – Ata kanë qenë bashkë në Disneyland dhe kanë kaluar mbrëmje të qeta në shtëpinë e tyre.

Por, çifti që po mbante një qëndrim të tërhequr përpara publikut, tani ka hedhur një hap më shumë në lidhjen e tyre.

Ata po puthen edhe në publik!

Sipas burimeve të X17Online, Gosling 30 vjeçar dhe Mendes 37 vjeçare janë parë bashkë të dielën në makinën e Ryan duke u puthur mjaft të pasionuar. Jeta personale e Ryan duket se po ecën mjaft mirë dhe me hapa të shpejta.

Ata kanë ndaluar për të marrë një kafe dhe kur Eva është ngjitur sërish në makinë, butësisht i ka përkëdhelur faqen dhe janë puthur. Më pas aktori ka hedhur vështrimin nga jashtë dritares për të parë paparacët, dhe më pas ka buzëqeshur.

Pavarësisht lidhjes së tyre që deri tani e kanë patur mjaft pasive, përpara disa kohësh Ryan ka dhënë një intervistë ku është shprehur mjaft skeptik në lidhje me romancën e tij. Dhe skepticizmi për të qëndronte në faktin se, serioze për të një lidhje do të ishte kur ai të dëshironte të bëhej me fëmijë dhe jo thjeshtë të kishte një partnere. (LajmeShqip.com)