Lajme Shqip Monday, 19 September 2011 11:09

Aktori 30 vjeçar Ryan Gosling mund të jetë objekt afeksioni për shumë nga fansat e tij, por kur bëhet fjalë për jetën e tij personale, ai nuk ndan me publikun asgjë më shumë se emrat e dy dashurive më të mëdha të tij: Sandra Bullock, me të cilën janë frekuentuar në 2002-2003 dhe Rachel McAdams gjatë viteve 2004-2008.

Ekskluzivisht për ‘The Times’ ai ka thënë: “Vetëm Rachel dhe Sandra kanë qënë të dashurat e mia më të rëndësishme gjatë gjithë jetës sime. Deri më tani askush nuk ka arritur që t’ia kalojë atyre.

Dhe për ndarjen me to e ka fajin show-biznesi… Ndërsa për të tjerat mund t’ju them vetëm se i jam përkushtuar tashmë karrierës sime njësoj si një martese. Ajo eshtë më e rëndësishmja për momentin dhe deri sa të më lind dëshira që të bëhem baba, ajo do të jetë e para.”

Në këtë mënyrë Ryan ka qartësuar disa gjëra, madje edhe duke venitur fantazinë e paparacëve për mundësinë e një romance të nxehtë midis tij dhe Eva Mendes. Megjithëse para 1 jave ata u fotografuan sëbashku teksa shkëmbenin puthje, si duket kjo duhet të jetë aventurë e radhës, ashtu siç kanë qënë për të edhe Blake Lively, Olivia Wilde dhe Kat Dennings.

Aktori i famshëm i filmit romantik “The Notebook”, Ryan Gosling 30 vjeçar, është bërë një personazh mjaft i dashur për showbizin dhe fansat e tij, sidomos me ngjarjen që ndodhi pak para një muaji, ku ai  rastisi në një grindje në mes të një kryqëzimi të New York City-t.

Dy të rinj teksa ziheshin me njëri-tjetrin për një pikturë, janë ndarë nga aktori Ryan i cili trimërisht ka shkuar dhe i ka ndarë me kujdes. I ka tërhequr të rinjtë drejt trotuarit, pasi kishin bllokuar trafikun, dhe është përpjekur për të shuar grindjen mes tyre.

Veprimi i tij është përfolur në të gjithë mediat prestigjioze nëpër botë dhe vlerat ndaj tij janë atribuar si ndaj një heroi të vërtetë. Në lidhje me këtë ngjarje ai është shprehur për herë të parë në një intervistë për MTV-News: “Ndjehem keq! Ai djalë e kishte vjedhur atë pikturë dhe prandaj unë duhej të mos isha përfshirë fare në këtë situatë.”

Kjo mund të konsiderohet si një vjedhje e trishtë pasi për MTV-News Ryan tregoi se djali që e kishte vjedhur pikturën (që kishe qënë një admirues i tij) i kishte thënë se ishte detyruar ta vidhte atë pikturë që e pëlqente aq shumë pasi nuk ishte në gjëndje ta përballonte pagesën e saj. Prandaj Ryan për t’i dhënë fund kësaj historie ja ka paguar pikturën 20 dollarë pronarit të saj.

“Kështu, ai më në fund e vodhi pikturën dhe më pas u kap me shkelma nga pronari i saj… Pastaj erdhi ai djali i “The Notebook” dhe e bëri situatën akoma më të çuditshme,” është shprehur Ryan. “Askush nuk doli fitimtar nga ajo situatë që u krijua…” (LajmeShqip.com)