Ato mund të jenë cilësuar si ndër 10 njerëzit më të famshëm të 2011-ës, por Barbara Walters nuk ka treguar aspak mëshirë për to teksa i kishte ftuar për një intervistë speciale në televizionin prestigjioz amerikan ABC.
Gazetarja veterane, plot 82-vjeçare, aludoi mbi fitimin e famës dhe pasurisë së familjes së tyre pa patur asnjë talent. Dhe jo vetëm kaq, por ajo kujtoi edhe se ishte pikërisht kaseta e seksit të Kimit që u publikua në vitin 2007, që ndihmoi në rritjen e vëmendjes ndaj gjithë familjes së saj.
E kapur ngushtë kur u pyet nëse ishte veprim i mirë ai çfarë kishte bërë, Kim është përgjigjur me mëndje disi të përhumbur duke thënë “Çfarë do që të bëje, do të mendoje…” dhe pas një pauze pasi nuk ka ditur se çfarë të thoshte, është përgjigjur duke pranuar “Padyshim që kam bërë edhe gabime në jetën time”.
Për të marrë situatën në kontroll, ka ndërhyrë menjëherë menaxherja dhe nëna e saj Jenner duke e mbështetur: “Dhe sigurisht që prej kësaj ngjarje ka mësuar shumë!’.
Dhe më pas gazetarja Barbara e pyet “Si u ndjetë mbas kësaj ngjarjeje?”.
“Është një situatë shkatërruese! Qan për disa netë rresht dhe pastaj mendon si të gjesh një avokat të mirë që të të shpëtojë nga kjo situatë,” është përgjigjur nëna e saj, që dukshëm mori situatën nën kontroll pas hutimit të Kimit. (LajmeShqip.com)
Friday, 16 December 2011 13:00