Arabi – Stili i ri i veshjes së Kim është Burqa!
Këto ditë Kim ndodhet në Dubai për hapjen e një dyqani të ri Milkshakes dhe promovimit të parfumit të ri të saj. Gjatë këtyre ditëve ajo ka qënë mjaft e angazhuar me takime me biznesmenët.
Në Twitter Kim ka postuar këtë foto duke komentuar “Kjo jam unë. Edhe mami Jenner e provoi një veshje të tillë!”
Burqa, megjithëse shpesh herë ka qënë mjaft e diskutueshme, ajo vishet tradicionalisht nga gratë islamike, me qëllim për të mbuluar kokën dhe fytyrën e tyre kur dalin në publik.
Me përqafimin e këtij zakoni gjatë ditëve të saj të qëndrimit në Dubai, showgirl-ja amerikane i ka rritur edhe më shumë fansat e saj nga Arabia. (LajmeShqip.com)
Sunday, 16 October 2011 10:00 