Kim ka qenë në London Hotel të Hollivudit për prezantimin e frangrancës së saj True Reflection, kur ka marrë një surprizë të pakënaqshme gjatë parakalimit të saj mbi tapetin e kuq.
Nga turma e fansave asaj i është gjuajtur me miell duke i ndotur flokët dhe plotësisht xhaketën.
Kim menjëherë është larguar për të shkuar në një dhomë private, ku ka hequr xhaketën dhe pastruar sa të mundej miellin nga flokët e saj.
Departamenti përkatës i sigurisë ka marrë në ekzaminim pudrën e bardhë duke vërtetuar se nuk bëhej fjalë për asnjë material të rrezikshëm. Ata verifikuan se pudra ishte miell kuzhine.
Gruaja e cila sulmoi Kimin u arrestua nga policët. (LajmeShqip.com)
Friday, 23 March 2012 11:09