Lajme Shqip Thursday, 29 September 2011 11:59

Votoni për vëllain tim! …

Ky ka qënë një mesazh mjaft i qartë nga Kim Kardashian. Një mesazh që ja ka drejtuar të gjithë atyre që janë fansa të saj, si dhe atyre të vëllait Robert. Megjithëse ajo ka munguar në javën e dytë të paraqitjes së tij në skenën e “Dancing With The Stars”, mbështetjen e saj e ka treguar menjëherë duke dalë në New York me një bluzë t-shirt të zezë, me sloganin: “Vote for Rob and Cheryl”.

Mos mendoni se ka dalë shëtitje me këtë bluzë, jo!

Duke qënë se palestra për të është një aktivitet i përditshëm, ajo ka përfituar në këto raste për të veshur bluzën sportive me sloganin motivues për të votuar vëllain e saj Robert dhe partneren e tj të baletit Cheryl.

Në natën e dytë të shfaqjes së tij, Robert pati marrë vlerësime mjaft të mira nga juria, aq sa gjyqtarja Carrie Ann i tha: “Përfundimisht, Rob Kardashian është një kërcimtar më i mirë se Kim Kardashian!”

Këtë vlerësim Kim e ka mbështetur menjëherë duke postuar në profilin e saj në Twitter:

“Carry Ann tha se Robi zyrtarisht është një kërcimtar më i mirë se unë dhe, ajo ka shumë të drejtë! Jam shumë krenare për ty Robert Kardashian!!! Votoni për të.” (LajmeShqip.com)