Një shqiptar dhe një holandez po transportonin 20 kilogramë kokainë të pastër kur janë vënë në pranga nga Guardia di Financa e Vareses.
Bëhet e ditur se, droga me vlerë mbi 1 milionë euro po vinte nga Holanda dhe do të sillej në Varese për tu shitur.
Operacioni i policisë është bërë gjatë mbrëmjes së djeshme dhe dy të arrestuarit, shqiptari 29-vjeçar dhe shoqëruesi i tij 60-vjeçari që ishte dhe korrieri i drogës janë kapur në momentin kur ishin duke udhëtuar me një furgon ku ndodhej edhe lënda narkotike.
Media italiane shkruan se, është goditur një rrjet i trafikut të lëndëve narkotike nga Holanda në drejtim të Italisë.
Sunday, 13 April 2014 13:13