Lajme Shqip Tuesday, 17 December 2013 16:04

Durrës- Sipas burimeve zyrtare të policisë, bëhet me dije se në qytetin e Durrësit, brenda vitit 2013 janë shpëtuar nga trafikimi për prostitucion tetë vajza, identitetet e të cilave nuk janë bërë të ditura.
Sipas të dhënave, vajzat i përkasin moshës 16 deri në 22 vjeç. Këto statistika janë bërë të ditura në një mbledhje të prefekturës së qytetit të Durrësit.
Bëhet me dije se këtë vit janë kthyer nga shteti italian tetë vajza, të cilat shfrytëzoheshin si dhe trafikoheshin për qëllime prostitucioni, raporton shekulli.
Drejtori i Policisë së Durrësit, Perlat Cullhaj, theksoi se nevojitet bashkëpunim mes institucioneve. Në mbledhjen e prefekturës është vënë theksi në angazhimin institucional për të arritur rezultate konkrete, lidhur me fenomenin e trafikimit të femrave.