Të gjithë vipat bëhen pjesë e spekulimeve të shtypit rozë. Ketë herë në qendër ishte Khloe Kardashian, për të cilën dyshohet se ajo nuk është pjesë e kësaj familjeje dhe se ka lindur nga një lidhje jashtëmartesore. Ajo është detyruar që të bëjë një test ADN-je në mënyrë që t’i japë fund të gjitha dyshimeve dhe të vërtetojë se ajo është vërtetë një Kardashian.
Dy ish-gratë e Robert Kardashian, (Jan Ashley dhe Ellen) kanë deklaruar se gjatë jetës së tij ai dyshonte se Khloe nuk ishte e bija. “Khloe nuk është fëmija i tij. Ai ma tha pasi ne u martuam”- tha Jan Ashley me të cilën Robert u martua pasi u shkurorëzua nga nëna e tyre, Kris Jenner.
Khloe nga ana e saj u shpreh se e gjithë kjo nuk ishte aspak e lehtë për të por duhej ta bënte për nënën e saj: “Nuk kisha nevojë për testin e ADN-se në mënyrë që të di kush është im atë. Unë jam e privilegjuar që kam dy baballarë të mrekullueshëm: biologjikun dhe njerkun, të cilët janë njerëz të mirë. Unë nuk kam pasur nevojë për test, e kam bërë vetëm për shkak të nënës sime”.
Sunday, 27 May 2012 11:45