Oslo – Analizat e gjakut të Anders Bering Breivik tregojnë se ai ka qenë nën ndikim të narkotikëve kur e ka kryer masakrën masive në ishullin norvegjez Utoja, por prokurori nuk dëshiron të zbulojë se për cilin lloj të drogës bëhet fjalë.
“Ai ka qenë i droguar, por nuk mund të parashtroj hollësi në lidhje me të”, deklaroi prokurori publik, Kristijn Hatlo, për Radion norvegjeze.
Sipas gazetës norvegjeze “Netavisen”, Breivik i ka thënë avokatit të tij se ka
qenë nën ndikim të “koktelit të preparateve”.
Përndryshe, prokurori Hatlo, gjithashtu, konfimroi se Breivik, i cili gjendet në paraburgim afër Oslos, në qelinë e tij do të ketë qasje edhe në kompjuter.
Vrasësi masiv norvegjez kërkoi që t’i shohë edhe telenovelat e tij të preferuara, mes të cilave “Spartak”, “Roma” dhe “Dekster”. Prokurori ende nuk është përgjigjur në lidhje me këtë kërkesë të Breivikut.
Monday, 08 August 2011 12:05