Lajme Shqip Thursday, 29 September 2011 17:03

Bukuroshja 30 vjeçare e martuar me reperin më të pasur Jay-Z, 42 vjeçar, ka rrëfyer gjatë promovimit të parfumit të saj “Pulse” në Kanada, se kohëve të fundit aroma e parfumit të burrit të saj ka filluar të bëhet vërtetë e padurueshme.

Me gjëndjen e saj të shtatzënisë edhe ndjeshmëria është rritur shumë. Ndryshimet në perceptimin e aromave është një karakteristikë që i shoqëron të gjitha femrat gjatë shtatzënisë.

“Më është rritur shumë nuhatja. Ndjej çfarë do lloj arome. Parfumi i burrit tim, aromë të cilën unë e dashuroj, pikërisht në këtë periudhë është gjëja që nuk duroj dot më shumë!” ka thënë Beyonce.

Beyonce e deklaroi shtatzëninë e saj në skenën e MTV Video Music Awards në gusht. Megjithëse është në muajt e parë të shtatzënisë ata ja kanë nisur përgatitjeve për fëmijën e tyre të parë. Gjëja e parë që kanë bërë është kërkimi i një dadoje për fëmijën e tyre. Të parën që kanë listuar ka qënë mamaja e fituese së Grammyt, Tina Knowles 57 vjeçare; por nuk dihet ende nëse ajo do të shërbejë si dado apo jo. Megjithëse Beyonce ka thënë se nuk e di ende gjininë e fëmijës së saj, thuhet se ajo ka blerë pupa rozë të Christian Louboutin. (LajmeShqip.com)