Beyoncé duket një ndër ato të famshme me ambicie pa kufij. Pas një karriere tepër të suksesshme muzikore, këngëtarja është në kërkim të kinemasë. E vendosur, mediat raportojnë t’i ketë telefonuar një ndër mikeve të saj më të mira, aktores Gwyneth Paltrow për t’i kërkuar që të jenë bashkë në një film.
Është tabloidi britanik “The Sun” që raporton detajet duke theksuar se bëhet fjalë për një mini-film i cili më pas do të shërbejë si pjesë e një videoje të muzikuar. Por më herët dy yjet e muzikës dhe kinemasë do të shijojnë pushimet së bashku në Florida me dy bashkëshortët e tyre të famshëm.
Kështu, Beyoncé dhe Paltrow me gjasë do të gjenden sërish së bashkë në sheshin e xhirimit pas shfaqjes në “Austin Powers in Goldmember” një film në të cilin këngëtarja interpretonte rolin e Foxxi Cleopatra-s, një yll i muzikës së diskos. Por miqësia e tyre është tepër e fortë dhe s’ka të bëjë aspak me punën ndaj edhe çifti Beyoncé dhe Jay-Z janë duke planifikuar pushimet e ardhshme me Chris Martin, liderin e bandës britanike të rrokut, Coldplay dhe bashkëshorten e tij, yllin e Hollivudit Gëyneth Paltrow.
Ndërkaq “The Sun” raporton se Gwyneth dhe Beyoncè janë duke menduar për një ndalesë në natyrë me një kamper por kjo do të ndodhë pas përfundimit të turneut botëror dhe pushimeve me familjet e tyre në Florida.
Wednesday, 20 June 2012 12:00 