Lajme Shqip Tuesday, 11 October 2011 12:33

New York City – Beyonce dhe Jay-Z janë parë në një qëndër tregëtare të shfaqin përqafime përkëdhelëse, si asnjëherë më parë.

Çifti i cili është në pritje të fëmijës së tyre të parë shkëmbyne një përqafim të rrallë teksa gjëndeshin brënda butikut “Intermix”. Ata ishin të shoqëruar nga ylli i muzikës Kanye West, i cili bashkëpunoi me reperin 41 vjeçar për këngën “Watch The Throne”.

Dje Beyonce ka dhënë një intervistë për Australia Sunday Night ku ka treguar se ajo duhet të lind në muajin shkurt.

“Shtatzënia ime që tani ma ka ndërruar jetën. Unë dhe burri im jemi bashkë që prej 10 vitesh… Mendoj se tani ka ardhur koha e duhur dhe se e ndjej veten të bekuar që Zoti më bëri dhuratën më të mirë që mund t’i japë një njeriu,” ka thënë ajo.

Beyonce e cila është martuar që në vitin 2008 tregon se të dy si çift hoqën dorë nga fëmijët derisa ajo të mund të fokusohej në karrierën e saj.

“Unë nuk jam ngutur për të bërë asgjë. Në qoftë se do të duhej një moment i duhur, më i përshtatshmi është pikërisht tani, prandaj dhe jam kaq e lumtur!”

Por ndëkohë që jeta personale po shkon më së miri, ajo është akuzuar për plagjiatë për klipin e saj të fundit “Countdown”, me koreografi të vjedhur nga kolerografi belg Anne Teresa De Keersmaeker.
Kjo është hera e dytë që Beyonce akuzohet për plagjiaturë, e megjithatë ajo nuk ka bërë ndonjë koment për asnjërin nga rastet. (LajmeShqip.com)