Performanca vizuale e Beyonce javёn e kaluar nё Billboard Awards ishte magjepёse dhe e frikshme pёr tё gjithё kёngёtarёt e tjerё qё nuk mund ta krahasonin veten me tё.
Kёngёtaria performoi kёngёn e saj Run The World (Girls) nё sfond me efekte dixhitale, tё cilat korrespondonin me koreografinё e Beyonce.
Por tani fituesja e çmimit Grammy ёshtё akuzuar pёr vjedhjen e idesё pёr performancёn e saj pasi ёshtё zbuluar videoja e performimit tё yllit Italian pop Lorella Cuccarini pёrpara njё viti. Shfaqjet e tё dyja kёngёtareve kanё ngjashmёri me projektin vizual. Madje disa plane tё tyre kanё njё ngjashmёri tё pabesueshme, duke pёrfshirё valёvitjen e krahёve, muri qё thyhet nё copa tё vogla dhe silueta e kёngёtares qё shumёfishohet nё njё ushtri kёngёtaresh.
Ngjashmёritё midis kёtyre dy interpretimeve kanё ndezur debatin ndёrmjet fansave tё inatosur tё tё dy artisteve nё forumet e internetit. Version i Beyonce ёshtё nё njё shkallё mё tё lartё performimi pёr shkak tё energjisё dhe dinamizmit tё kёngёs, ndryshe nga kёnga e Lorellёs qё ёshtё mё shumё shpirtёrore.
Pas deputimit tё saj nё Billboard, disa kёngёtarё nuk kanё vonuar tё citojnё pёr tё nё rrjetin social Twitter.
Missy Elliott e entuziazmuar ka shkruar: “Beyonce ёshtё… wow! Ajo ёshtё njё argёtuese e vёrtetё. Ajo meriton gjithё suksesin.”
Kenzo Digital ёshtё autori i performancёs dixhitale tё saj, ndёrsa produksioni i pёrgjithshёm ishte nga Tribe Inc. Pёrfaqёsuesit e tё dy kёngёtareve do tё kenё akoma pёr tё komentuar mbi ngjashmёritё e interpretimeve.
Mё poshtё mund tё shikoni ngjashmёritё ndёrmjet dy kёngёtareve:
Wednesday, 25 May 2011 14:52 