Tiranë- Vendimi për pezullimin e fluturimeve nga Kompania “Belle Air” ka shkaktuar kaos sot në aeroportin “Nënë Tereza”. Qindra qytetarë, të cilët kishin prerë biletat, ditë më parë tek kjo kompani, nuk kanë mundur të udhëtojnë duke qëndruar me orë të tëra në aeroport pa u kontaktuar nga askush për t’i dhënë një zgjidhje situatës.
Në një moment, gjatë paradites, pasagjerët të irrituar kanë tentuan të bllokonin Chekin dhe hyrjen e aeroportit.
Më pas Kompania shqiptare e fluturimeve “Belle Air” e cila dje ka shpallur dje pezullimin e përkohshëm të fluturimeve ndërkombëtare për shkak të situatës financiare njoftoi se do të kryente mbrojtjen e pasagjereve përmes kompanisë “Blue Panorama Airlines”. Por kjo kompani që nga dita e djeshme vazhdon të jetë në pritje për marrjen e lejes nga Avioni Civil Shqiptar.
Drejtoria e Aviacionit Civil, u mblodh për të sqaruar situatën pas pezullimit të fluturimeve ndërkohë që ministri i Transporteve, Edmond Haxhinasto përmes një njoftimi për shtyp akuzoi kompaninë për keqmenaxhim dhe mungesë transparence. Madje Haxhinato tha se qeveria ka bërë përpjekje maksimale për të evituar ditën kur kjo kompani të mos ishte e aftë të realizonte detyrimet ndaj qytetarëve. Për këtë ishte arritur një marrëveshje ndaj autoriteve tatimore të kompanisë me qëllim që të ristrukturohej detyrimi i saj dhe ajo vazhdonte të mbetej në treg, ndërkohë kjo kompani kishte marrë “vendimin e papritur të pezullimit të fluturimeve në dëm të qytetarëve”.
Ajo që është më e rëndë është se megjithëse kompania ajrore “Belle Air”, kishte depozituar të premten, në datën 22 nëntor 2013, kërkesën për falimentim ajo vazhdonte të shiste bileta. Shumë qytetarë, pasagjerë në aeroportin e “Nënë Tereza” konfirmojnë se kanë prerë bileta tek kjo kompani deri mbrëmë vonë, pra dy ditë pasi kishte depozituar në gjykatë kërkesën për shpalljen e falimentit.
Janë mbi 20 fluturime të anuluara për ditën e sotme si fluturimet për në Malpensa, Ankona, Romë, Trieste, por dhe linja të tjera fluturimi me Greqinë.
Mesditën e sotme një pjesë e pasagjerëve të cilët jetojnë në Tiranë u larguan nga terminali, ndërsa në terminal vazhdojnë të presin pasagjerë të ardhur nga rrethe të ndryshme.
HAXHINASTO: U KEQMENAXHUA
Ministri i Transporteve Edmond Haxhinasto deklaron se nuk ka asnjë bllokim të llogarive bankare dhe se “Belle Air” ndodhet në këtë situatë për arsye të keqmenaxhimit dhe se vendimi për të pezulluar fluturimet është bërë në mënyrë të papritur dhe aspak në interes të qytetarëve.
PASAGJERET TE INDINJUAR: S’DUHEJ TE KISHTE SHITUR BILETA
Për mikrofonin e A1 Report pasagjerët janë shprehur të indinjuar për veprimin e kompanisë Belle Air.
“Kam prerë biletën më 4 shtator. Dhe erdhëm 1 orë e gjysëm para. Në sportel na informuan se për arsye të kohës Belle Air nuk shkon sonte. “-thotë një pasagjer.
“Ne kërkojmë që të na kthehen lekët e biletës. Nëse kompania ishte në prag falimentimi nuk mund të shitej sërish bileta.”- thotë një tjetër.
“Kam fjetur në aeroport me shpresë se do niset pas dy orësh, më pas pas 3 orësh dhe më pas 4 orësh”- thotë pasagjeri tjetër.
NE PRISHTINE KOMPANIA VAZHDON NORMALISHT PUNEN
Ndryshe nga çfarë ndodh Tirana, kompania “Belle Air” operimin e saj po e vazhdon pa problem në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, “Adem Jashari
“Fluturimet e parapara për datat e djeshme dhe të sotme, kompania po i realizon, madje edhe po pranon blerje të biletave për datat vijuese”, informon sot gazeta”Zëri”
Monday, 25 November 2013 16:37