Të enjten, presidenti amerikan Barack Obama ka qenë i ftuar në spektaklin televiziv të Jay Leno-s. Ai ka rrëfyer se është një njeri ndryshe nga shumica e amerikanëve pasi nuk preferon të shohë televizor.
Obama pasi ka thënë gjatë bisedës se nuk e ndjek reality-showin e “Keeping Up With The Kardashians”, është ngacmuar nga Jay Leno, i cili i ka thënë “Do të thotë që ju po gjykoni spektaklin e tyre pa e parë asnjëherë?”.
“Mendoj se vajzat e mia e kanë parë programin e tyre,” i është përgjigjur Obama intervistuesit Jay Leno, duke kujtuar edhe se gruaja e tij Michelle, i pati dhënë lejen vajzave të saj Malia 13 dhe Sasha 10 për ta parë programin e tyre, deklaratë të cilën ajo e ka bërë edhe para një jave në konferencën e Shtëpisë së Bardhë.
Michelle Obama, 47 vjeçare, pati thënë në një intervistë për iVillage se Barack nuk e pëlqente dhe aq shumë programin e tyre. Por, zonja e Parë ka mbajtur një qëndrim ndryshe ndaj këtij fakti.
“Unë kam qenë kundër ndalimit të ndjekjes së këtij programi nga vajzat e mia. Në fund të fundit, ai është një realitet që i rrethon motrat Kardashian dhe neve përreth. Nëse janë gjëra për t’u vlerësuar apo jo, ndonjëherë duhet edhe t’i shohin edhe vetë, jo vetëm të ndjekin këshillat dhe kushtëzimet tona.” (LajmeShqip.com)
Thursday, 27 October 2011 12:42 