Lajme Shqip Tuesday, 25 October 2011 16:21

Kim Kardashian është përzgjedhur për të qenë pjesë e trupës së filmit “The Marriage Counselor” të regjisorit Tyler Perry.

Sipas burimeve të tabloidit Deadline.com, filmi do të nisë xhirimet javën e ardhshme në Atlanta.

31 vjeçarja Kardashian do të luajë rolin e Avas, shoqes së Judith, e cila do të mbështesë dhe do t’i japë zemër për të pasur më shumë besim në të gjithë gjërat që e rrethojnë.

Megjithëse Kim ka marrë pjesë edhe në role të tjera të vogla të ekranit të madh, ky do të jetë roli i parë i rëndësishëm që po i jepet asaj.

A do të ketë sukses ajo edhe në këtë fushë? Mbetet të shohim se çdo të ndodhë me të më vonë? (LajmeShqip.com)