Lajme Shqip Wednesday, 19 October 2011 09:15

Beyonce ka publikuar klipin e këngës “Love On Top”, klip i regjistruar vetëm pak muaj më parë, ku shtatzënia e saj ishte ende e padukshme.

Këngëtarja e ka nxjerrë këtë klip ditën e dielë.

Ndërsa prezantimin e kësaj kënge për herë të parë e ka bërë në skenën e Video Music Awards, pikërisht atëherë kur tregoi barkun e saj paksa të rrumbullakosur, duke dhënë mesazhin se ajo dhe burri i saj Jay-Z presin të bëhen me fëmijë.

Disa media kanë përfituar për të fituar lexueshmëri më shumë duke aluduar mbi shtatzëninë e saj, vërtetësinë e së cilës ajo po e tregon gjithnjë e më shumë. (LajmeShqip.com)