Taylor Lautner replikon ndaj spekulimeve të tendencave të tij seksuale.
Megjithëse ylli 19 vjeçar i filmit Twilight ka patur partnere si p.sh kolegen e filmit Abduction, Lily Collins, këngëtaren Taylor Swift dhe të dashurën legjendare të shkollës Sara Hicks, ai, sikurse edhe shumë aktorë të tjerë, është bërë objekt thashethemesh për seksualitetin e tij.
Por Lautner e ka sqaruar një herë e mirë këtë çështje në një intervistë për revistën australiane të nëntorit GQ. Burimi i këtyre spekulimeve datojnë që në qershor, kur Lautner ka darkuar në Los Angeles me regjizorin e mirënjohur Gus Van Sant dhe skenaristin, fitues i Oskarit, Dustin Lance Black. Për rastësi, që të dy këta ishin gay.
Gazetari i revistës GQ Australia e ka pyetur Lautner-in nëse Black 37 vjeçar apo Van Sant 59 vjeçar e kanë gjuajtur apo jo. “Jo! Përfundimisht jo!” ka thënë qartë Lautner. “ Unë mendoj se ata e dinë që unë jam heteroseksual. Por pavaësisht preferencave të tyre, ata janë djem të mirë dhe shumë argëtues.”
Vetëm përpara një muaji Lautner u nda nga aktorja 22 vjeçare Collins, menjëherë pas përfundimit të xhirimeve të filmit “Abduction”. Ai dhe këngëtarja Swift 21 vjeçare, janë frekuentuar bashkë për tre muaj gjatë 2009-ës. (LajmeShqip.com)
Saturday, 15 October 2011 11:15 