Lajme Shqip Friday, 14 October 2011 09:29

Angli – Cameron Diaz po bëhet londineze…

Kështu mund të themi për të qëkurse ka blerë një apartament në zonën Belsize Park, në veri të qytetit. Shtëpia e saj e re ndodhet në një zonë ku edhe komshinjtë janë interesantë, si psh Gwyneth Paltrow, Stella McCartney dhe Jude Law.

Përveç këtyre, Diaz i ka habitur gjithë komshinjtë e tjerë me thjeshtësinë e saj. Ajo dal rrugës si të ishte një njeri i thjeshtë dhe jo një div e hollivudit. Është parë të pijë kafenë në lokalin e lagjes “Starbucks” dhe të ecte rrugës pa u preokupuar aspak për reagimet e atyre që e njihnin.


Mbas kësaj periudhe të vështirë që po kalon në jetën e saj, pas ndarjes me të dashurin Alex Rodrigues, duket se Cameron po gjen qetësi në këtë qytet të ri, ku edhe miqtë janë të rinj, si p.sh Princ Harry, pretenduesi i ardhshëm i Mbretërisë së Anglisë. Sipas burimeve, thuhet se të dy frekuentojnë të njëjtën palestër dhe se midis tyre ka lindur një shoqëri e mirë. (LajmeShqip.com)