Lajme Shqip Thursday, 24 May 2012 16:30

Yjet e showbizi-t duket se harrohen në gotat e alkoolit aq sa humbasin kontrollin dhe përfundojnë me foto aspak të këndshme nëpër faqet e para të tabloidëve rozë.

Mesa duket në këtë grackë ka rënë edhe aktorja e Hollivudit Cameron Diaz e cila e veshur plot sharmë dhe shije ka hyrë në një klub natë ne Londër dhe si pasojë e konsumimit të një sasie të madhe Whisky ka dalë prej andej e shpërfytyruar.

Është dashur ndihma e truprojave të aktores që Diaz të mund të linte lokalin pasi mesa duket këmbët e saj të bukura iu nënshtruan efektit të alkoolit. 39-vjeçarja ka forma perfekte por episodet e fundit me alkoolin tregojnë një imazh aspak të mirë tek fansat që s’i ka të paktë.